E rëndë në Lezhë! I riu goditet me sende të forta, niset drejt Traumës

Një ngjarje e rëndë ka tronditur mbrëmjen e kësaj të marte zonën pranë kryqëzimit të fshatit Rrilë në Lezhë.
Një i ri, 35 vjeç, Petrit Pepkola është dhunuar rëndë dhe ka marrë plagë të shumta, pasi dyshohet se është goditur me sende të forta.
I riu u transportua fillimisht në Spitalin Rajonal të Lezhës, ku mori ndihmën e parë mjekësore. Për shkak të gjendjes së rënduar, ai u dërgua menjëherë në Spitalin e Traumës në Tiranë.
“Rreth orës 17:40, në vendin e quajtur pranë “Kryqëzimit të Rrilës”, Lezhë, disa shtetas ende të paidentifikuar kanë goditur me mjete të forta shtetasin P. P., rreth 35 vjeç.
Ky shtetas është transportuar në Spitalin e Traumës, Tiranë, për ndihmë më të specializuar dhe, paraprakisht, ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes, si dhe për identifikimin dhe kapjen e autorëve të ngjarjes”, thuhet në njoftim.
/vizionplus.tv