E Martë, 3 Nëntor 2026

E rëndë në Patos/ Dyshohet se ka kryer marrëdhënie me vajzën e mitur, arrestohet 36-vjeçari

Një ngjarje e rëndë është shënuar në Patos në fshatin Sheqishtë.

Një 36-vjeçar ka rënë në prangat e policisë pasi dyshohet se ka kryer marrëdhënie seksulale me të bijën vetëm 12-vjeçe.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Fier arrestuan në flagrancë shtetasin Z. M., 36 vjeç, banues në fshatin Sheqishtë, Patos, pasi dyshohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me vajzën e tij 12 vjeçe”, njoftoi sot policia.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›