E Martë, 3 Nëntor 2026

E rëndë në Prrenjas, minatori humb jetën në galerinë e Katjelit! E zuri masivi i mineralit

Humb jetën një minator në minierën e fshatit Katjel të Prrenjasit.

Ngjarja ka ndodhur ditën e sotme (26 maj), teksa Policia e Elbasanit njoftoi se grupi hetimor dhe forcat kanë shkuar në zonë për të kryer veprimet e duhura.

Viktima është identifikuar si Syrja Bego, rreth 58 vjeç.

Rrethanat dhe dinamika në shkaqet e ngjarjes tragjike mbeten ende të panjohura. Televizioni ka siguruar edhe pamjet nga vendi i ngjarjes.

Nga të dhënat paraprake mësohet se minatori ka vdekur sapo ka marrë turnin. Atë e ka zënë një gur minerali poshtë vetes, duke i shkaktuar edhe vdekjen.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›