E Martë, 3 Nëntor 2026

E rëndë në Tropojë, 54-vjeçari var veten në oborrin e shtëpisë

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur këtë të hënë në Tropojë, një 54-vjeçar është gjetur i pajetë nga familjarët në oborrin e shtëpisë së tij.

“Rreth orës 14:40, në fshatin Shumicë, është gjetur i pajetë, nga familjarët, në oborrin e banesës, shtetasi K. N., 54 vjeç, i cili dyshohet se është vetëvarur. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të rastit”, njofton policia./abcnews.al

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›