E rëndë në Vlorë! 3-vjeçari bie nga ballkoni dhe humb jetën

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pasditen e së dielës në Vlorë.
Një fëmijë i moshës 3-vjeçare dyshohet se ka rënë nga ballkoni i shtëpisë së tij, duke humbur jetën.
Menjëherë në vendngjarje kanë mbërritur ambulanca, të cilat e kanë transportuar të miturin drejt Spitalit Rajonal të Vlorës.
Mësohet se fëmija ka ndërruar jetë në spital për shkak të dëmtimeve të shumta të marra nga rënia.
Ngjarja ka ndodhur në lagjen “Pavarësia” të qytetit bregdetar.