E Diel, 1 Nëntor 2026

E rëndë në Vlorë, makina përplaset me motorin, humb jetën 17-vjeçari

Një aksident i rëndë është regjistruar mbrëmjen e djeshme (27 tetor) në Vlorë, ku një 17-vjeçar ka humbur jetën si pasojë e përplasjes së motorit me një makinë. Ngjarja e rëndë ka ndodhur rreth orës 12:00 të mesnatës, në bulevardin kryesor të qytetit, pranë Teatrit “Petro Marko”.

Si pasojë e përplasjes, nga plagët e marra, 17-vjeçari ka ndërruar jetë në vendngjarje.

Autoritetet po hetojnë mbi shkaqet e aksidentit dhe faktorët që mund të kenë kontribuar në ngjarjen tragjike.

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›