E Diel, 1 Nëntor 2026

E shtuna e madhe e Pashkës/ Bekimi i ushqimeve në Kisha, Arkipeshkvi Dodaj mesazh për paqe e solidaritet

Në Vigjilje të Pashkës, besimtarët katolikë në mbarë vendin iu drejtuan kishave për të bekuar shportën e ushqimeve të festës. Bekimi i ushqimeve është një ritual shumë i rëndësishëm në prag të së dielës së Pashkës.

Teksa marrin bekimet e ushqimeve, besimtarët shpjegojnë në ritin, ndërsa urojnë për më shumë dashuri e mbarësi njëri tjetrin.

Kreu i kishës katolike, Imzot Arjan Dodaj nga Katedralja Shën Pali në Tiranë, uroi besimtarët për më shumë paqe, harmoni me njëri-tjetrin, dhe shpresë.

Ndërsa një mesazh e pati edhe për më shumë paqe në botë, në këtë kohë luftërash.

Sipas traditës, të krishterët e presin në shtunën në mesnatë në kishë ngjalljen e Krishtit, ndërsa të dielën festojnë së bashku në tryezat familjare.

/abcnews.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›