E shtunë 27 dhjetor, moti i kthjellët

TIRANË, 27 dhjetor/ATSH/ Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bëri të ditur se vendi ynë ditën e shtunë do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme si pasojë e masave ajrore të thata me origjinë veriore.
Moti parashikohet me vranësira të pakta kalimtare gjatë orëve të mëngjesit, ndërsa pas orëve të mëngjesit pritet të mbizotërojë mot i kthjellët në të gjithë territorin.
Era do të fryjë me drejtim verilindje – veri me shpejtësi mesatare 5 m/s, ndërsa në bregdet dhe lugina deri 12 m/s shoqëruar me valëzim në dete të forcës 1-3ballë.
Temperaturat parashikohen:
| QYTETET | Temperaturat | Siglat |
Shkodër |
0/12 |
Diell |
Kukës |
-2/5 |
Diell |
Lezhë |
0/12 |
Diell |
Dibër |
-4/5 |
Diell |
Durrës |
3/14 |
Diell |
Tiranë |
3/14 |
Diell |
Elbasan |
2/14 |
Diell |
Berat |
2/15 |
Diell |
Vlorë |
5/15 |
Diell |
Korçë |
-2/7 |
Diell |
Gjirokastër |
-2/13 |
Diell |
Sarandë |
4/15 |
Diell |