E Diel, 1 Nëntor 2026

E trishtë! Ndahet nga jeta në moshën 54-vjeçare Artan Pogoni

Profesor Artan Pogoni ka ndërruar jetë në moshën 54-vjeçare, pas një arresti kardiak gjate pushimeve në qytetin e Vlorës.

Pogoni ka qenë një ndër personalitetet e sportit të volejbollit dhe jo vetëm. Ai ka shkëlqyer, si drejtues i lartë sporti, si trajner ka lënë gjurmë në volejbollin e femrave.

Artan Pogoni ia kushtoi jetën zhvillimit të shkencave të sportit, veçanërisht në fushat e rekreacionit sportiv, metodologjisë së stërvitjes dhe edukimit fizik.

Ai ishte autor i 12 publikimeve shkencore dhe dy teksteve universitare.

Përtej karrierës akademike, Pogoni ishte i angazhuar drejtpërdrejt në sportin elitar. Ai ka qenë drejtor sporti në Bashkinë e Tiranës.

Emri i tij ishte i pranishëm edhe në debatet publike për problematikat e sportit shqiptar, ku shpesh ka ngritur shqetësime për mënyrën e organizimit dhe funksionimit të federatave sportive.

Pogoni ishte i ftuar mbrëmjen e së dielës në STUDIO SPORT në Vizion Plus.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›