E Enjte, 5 Nëntor 2026

E zhveshur në publik, arrestohet studentja

Vetëm në të brendshme dhe me flokët zbuluar në një vend ku kjo sjellje është rreptësisht e ndaluar.

Kjo studente në një Universitet të Iranit u zhvesh në shenjtë protestë ndaj kodeve strikte të veshjes në vend.

Videoja e saj, teksa u drejtohej studenteve të tjera, shumica prej të cilave mbanin shami në kokë u shpërnda nga grupi i të drejtave Amnesty International.

Në një tjetër video, a shihet teksa ecën nëpër rrugë, ende e zhveshur, përpara se një grup burrash ta rrethonin dhe ta fusnin në një makinë.

Sipas Amnesty International, e reja është arrestuar në mënyrë të dhunshme për thyerje të kodit të veshjes në Universitetin Islamik Azad.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›