E Hënë, 2 Nëntor 2026

EMRAT / KQZ shpërndan mandatet për PS, PD, Partinë Mundësia dhe Lëvizjen Bashkë për Tiranën

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka shpërndarë sot (23 korrik) mandatet për kandidatët fitues në zgjedhjet e 11 majit për Qarkun e Tiranës për Partinë Socialiste, koalicionin PD-ASHM, Partinë Mundësia dhe Lëvizjen Bashkë. Ndërkohë, vendimi se kujt do t’i takojë mandati i koalicionit “Nisma Shqipëria Bëhet”, që ka çuar në përplasje bashkëkryetarët Adriatik Lapajt dhe Endri Shabanit, pritet të shpallet më vonë gjatë ditës së sotme nga KQZ.

Dorina Prethi, përfaqësuese ligjore e partisë “Shqipëria Bëhet”, pretendoni gjatë mbledhjes së KQZ-së se mandati i vetëm i fituar nga ky koalicion duhet t’i kalojë kandidatit më të votuar nga lista e hapur, me arsyetimin e kandidatët e listës së mbyllur u tërhoqën nga kandidimi në ditën e zgjedhjeve, më 11 maj. Më i votuari në listën e hapur të këtij koalicioni rezulton Adriatik Lapaj, por ky i fundit, ditën e djeshme deklaroi se do të hiqte dorë nga mandati dhe ftoi edhe Shabanin të bëjë të njëjtën gjë, duke propozuar që mandatin ta marr Greta Ambeli.

Ndërkohë KQZ pritet të vendosë edhe në lidhje me mandatin e PSD për Tiranën, e cila ka depozituar kërkesën për djegien e listës së mbyllur.

Shpërndarja e mandateve:

PS   

1. Edi Rama

2. Ogerta Manastirliu

3. Elisa Spiropali

4. Lindita Nikolla

5. Taulant Balla

6. Adea Pirdeni

7. Albana Koçiu

8. Igli Hasani

9. Delina Ibrahimaj

10. Ilva Gjuzi

11. Iris Luarasi

12. Erion Malaj

13. Blendi Gonxhja

14. Erion Braçe

15. Ervin Hoxha

16. Fatmir Xhafaj

17. Ornaldo Rakipi

18. Anila Denaj

19. Olta Xhaçka

PD-ASHM

1. Sali Berisha

2. Flamur Noka

3. Albana Vokshi

4. Belind Këlliçi

5. Tedi Blushi

6. Jozefina Topalli

7. Fatmir Mediu

8. Edi Paloka

9. Erisa Xhixho

10. Mesila Doda

11. Klevis Balliu

12. Besart Xhaferi

13. Jorida Tabaku

Partia Mundësia

1. Agron Shehaj

2. Erald Kapri

Lëvizja Bashkë

1. Redi Muçi

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›