E Hënë, 2 Nëntor 2026

EMRAT/ Aksident tragjik në Vaun e Dejës, humbin jetën xhaxha e nip, plagoset rëndë shoferi

 Një aksident tragjik është regjistruar në aksin Mjede – Bushat në Vaun e Dejës këtë të premte.

Shoferi, Glindis Bujari ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe për  pasojë automjeti ka dalë nga rruga, dhe ka përplasur për vdekje dy  këmbësorët.

Viktimat, Ndreke Prenga 64 vjeç dhe Ndue Prenga 43 vjeç ishin xhaxha e nip.

I plagosur ka mbetur edhe shoferi Glindis Bujari, i cili ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

“Rreth orës 17:00, në fshatin Mjedë, shtetasi G.B, duke drejtuar  automjetin tip “Mercedes Benz”, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe për  pasojë automjeti ka dalur nga rruga, duke ka përplasur dy  këmbësorët, shtetasin N. P., 63  vjeç, i cili si pasojë e përplasjes ka humbur jetën në vendngjarje dhe shtetasin N. P., 43 vjeç., i cili ka humbur jetën gjatë transportimit për në Spital.

Nga përplasja është dëmtuar dhe drejtuesi i automjetit, shtetasi G. B., i cili ndodhet në Spital, për ndihmë mjeksore, i shoqëruar nga efektivë të Policisë, pasi  pas marrjes së ndihmës mjeksore do shoqërohet në Komisariat për veprime të mëtejshme.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave  dhe shkakut të aksidentit”, thuhet në njoftim. /vizionplus.tv

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›