EMRAT/ Debat në Grupin e PD për bojkotin e Komisioneve, disa deputetë kundër. Tërhiqet Berisha

Debate në mbledhjen e mbyllur të Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, teksa disa deputetë kanë shprehur kundërshtimin e tyre ndaj vendimit për bojkotin e reformave zgjedhore dhe territoriale.
Mes deputetëve që kanë kërkuar pjesëmarrjen në komisionet përkatëse janë Bledjon Nallbati, Xhelal Mziu, Oerd Bylykbashi, Ina Zhupa, Tritan Shehu, Bujar Leskaj Bledi Himçi, Enno Bozdo, Luan Baçi dhe Arjan Ndoja.
Në këto kushte kreu i PD, Sali Berisha është shprehur se do jetë kryesia që do marrë vendimin final.
Sot ishte afati i fundit që opozita të merrte pjesë në komisione, dhe pas vendimit të bojkotit, të martën në seancë plenare do të diskutohet kërkesa e grupit parlamentar socialist për për ndryshimin e përbërjes të këtij komisioni dhe heqjen e paritetit të opozitës në drejtim.