E Diel, 1 Nëntor 2026

EMRAT-FOTO/ Këta janë autori dhe viktima e ngjarjes së rëndë në Fushë Krujë

Kanë dalë fotot e autorit të dyshuar dhe viktimës së ngjarjes së rëndë të ndodhur mbrëmjen e sotme në Nikël të Fushë Krujës.

Personi që shihni në të djathtë në foto është autori i dyshuar i ngjarjes Eduart Afmataj, ndërsa personi tjetër ëhstë vitkima Artur Cungu.

Trumi i viktimës u gjet në kodrat e fshatit Vrion.

Gazetari i Vizion Plus Esido Barkaj bën me dije se autori jeton me nënën dhe babanë e tij në zonë, i cili është dhëndër te kushërinjtë e viktimës.

Mësohet se ka patur një konflikt për  pronat para disa ditësh mes djemve të viktimës dhe autorit. Konkretisht sot nuk dihet akoma si ka qënë debati. Autori e ka qëlluar me çifte.

Njoftimi:

Rreth orës 18:15, në fshatin Vrion, Nikël, dyshohet se shtetasi E. A, gjatë një konflikti për motive të dobëta ka vrarë me armë shtetasin A. C.

Shërbimet e Policisë vijojnë kontrollet për kapjen e autorit të dyshuar shtetasit E. A.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe punon për sqarimin e plotë e rrethanave të rastit dhe dokumentimin e plotë ligjor të tij.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›