E Diel, 1 Nëntor 2026

EMRAT/ Kush janë 8 zyrtarët e arrestuar të burgut të Durrësit, pas arratisjes së Altin Ndocit

Gazetari i ABC News, Leonidha Musaj ka siguruar emrat e 8 zyrtarëve të burgut të Durrësit, të cilët janë arrestuar mëngjesin e kësaj të mërkure, nga Task Froca e Prokurorisë, pas arratisjes së Altin Ndocit, nga ambientet e spitalit.

Të arrestuar;

Aulon Çuko

Dezdemon Pazaj

Dorian Saraçi

Sali Ferollari

Preng Marvataj

Fation Baçi

Aranit Çela

Violeta Uka

Altin Ndoci, i paraburgosur për një sërë veprash të rënda penale përshpejtoi lirimin e tij këtë të martë. Ai arriti t’i shpëtojë efektivit që e shoqëronte në spital duke e goditur fizikisht punonjësin e sigurisë së burgut. Ndodhej në katin e tretë të spitalit rajonal të Durrësit, në repartin infektiv ku ndodhet zona e veçantë e sigurisë për të paraburgosurit./abcnews.al

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›