E Martë, 3 Nëntor 2026

EMRAT/ Operacion antidrogë në Korçë, vihen në pranga disa persona

Burime bëjnë me dije se aksioni policor ka startuar prej mëngjesit të sotëm, i shtrirë në disa zona të qytetit të Korçës ku dyshohej se zhvillohej ky aktivitet i paligjshëm. Deri në këto momente, në pranga kanë rënë 2 persona Renato dhe Albi Dishnica, janë shoqëruar edhe të tjerë për t’u marrë në pyetje, ndërsa operacioni është ende në zhvillim.

Nga kontrollet e kryera në mjete dhe banesat e shtetasve të arrestuar,  janë sekuestruar një sasi lëndësh narkotike, përfshirë kokainë, të ndara në doza. / abcnews.al

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›