E Martë, 3 Nëntor 2026

EMRAT/ Parcela me drogë në pyll, arrestohen dy vëllezërit në Tepelenë

Kishin kultivuar 137 bimë narkotike në pyllin e fshatit Luftinjë 1 të Tepelenës, policia arreston dy vëllezërit  Ismail Dervishi dhe Amarildo Dervishi. Asgjësohen nëpërmjet djegies, bimët narkotike.

“Konkretisht, gjatë operacionit “Midnight”, të finalizuar rishtas, u vunë në pranga shtetasit I. D., 23 vjeç dhe A. D., 30 vjeç, vëllezër, të dy banues në fshatin Luftinjë 1. Nga hetimet dyshohet se këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kishin kultivuar 137 bimë narkotike Cannabis Sativa, në zonë të pyllëzuar, në lagjen “Likaj”, në fshatin Luftinjë 1”, njofton policia.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme./abcnews.al

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›