E Diel, 1 Nëntor 2026

EMRAT/ Plagosi 27-vjeçarin me thikë në Korçë, autori i dënuar më herët për drogë

Kanë dalë detaje të reja nga plagosja e 27-vjeçarit Ari Kodra, i cili u godit me thikë nga 41-vjeçari Aleks Qishi, pas një sherri mes tyre.

Bëhet me dije se autori i plagosjes edhe më herët ka qenë dënuar për falsifikime dhe vepra të tjera penale.

Gjithashtu mësohet se Qishi ka dalë pak kohë më parë nga burgu, teksa ka qenë i dënuar për drogë në Greqi

Njoftimi:

Rreth orës 19:00, në fshatin Mollaj, Korçë, shtetasi A. K., 27 vjeç, është dëmtuar, dyshohet me mjet prerës thikë nga  shtetasi A. Q, 41 vjeç.

27-vjeçari, po merr ndihmë mjekësore në spital.

Autori i dyshuar i ngjarjes shtetasi A. Q., është  shoqëruar në Komisariat për veprime të mëtejshme.

Shërbimet e Policisë kanë gjetur  dhe sekuestruar mjetin prerës thikë që dyshohet se shtetasi A.Q, ka plagosur 27 vjeçarin.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›