EMRAT/ Plagosi me armë kunatin në Tiranë, arrestohet autori, policia jep detaje nga ngjarja! Një tjetër person në kërkim

Një plagosje me armë ka ndodhur këtë të shtunë në zonën e Kombinatit në Tiranë, ku një 41-vjeçar ka plagosur me armë zjarri kunatin e tij pas një sherri ëpr motive të dobëta.
Në reagimin e policisë theksohet se rreth orës 15:40, në banesën e të dëmtuarit në rrugën “Llambi Bonata”, dyshohet se gjatë një konflikti për motive të dobëta, shtetasi Misir Tanushi rreth 41 vjeç, ka plagosur me armë zjarri kunatin e tij, shtetasin Genci Mullaymeri,rreth 56 vjeç, i cili ndodhet në spital, aktualisht jashtë rrezikut për jetën.
Autori i ngjarjes është arrestuar menjëherë, ndërsa është sekuestruar arma e krimit.
Ndërkoh
ë është shpallur në kërkim edhe një 29-vjeçari i cili dyshohet se ka qenë prezent në momentin e ngjarjes.
Njoftimi:
Plagosi me armë zjarri kunatin e tij, dyshohet për motive të dobëta, falë reagimit të menjëhershëm dhe ndërhyrjes profesionale të shërbimeve të Policisë, u bë e mundur kapja dhe shoqërimi në Polici i autorit të dyshuar të ngjarjes.
Shpallet në kërkim edhe një 29-vjeçar, i dyshuar i implikuar në ngjarje.
Sekuestrohet arma e zjarrit me të cilën autori kreu plagosjen.
Rreth orës 15:40, në banesën e të dëmtuarit në rrugën “Llambi Bonata”, dyshohet se gjatë një konflikti për motive të dobëta, shtetasi M. T., rreth 41 vjeç, ka plagosur me armë zjarri kunatin e tij, shtetasin G. M., rreth 56 vjeç, i cili ndodhet në spital, aktualisht jashtë rrezikut për jetën.
Pas njoftimit, shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 6 kanë mbërritur menjëherë në vendngjarje, kanë siguruar zonën dhe kanë ndërhyrë për të kapur autorin. Falë veprimeve të shpejta dhe ndërhyrjes në kohë, shtetasi M. T. u shoqërua në Komisariat për veprime të mëtejshme hetimore.
Në vijim të veprimeve punohet për kapjen e shtetasit N. S., 29 vjeç, i cili dyshohet se në momentin e ngjarjes ka qenë prezent në banesë dhe më pas është larguar.
Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e rrethanave dhe dokumentimin e plotë të ngjarjes.