E Diel, 1 Nëntor 2026

EMRAT/ Plagosje me thikë në Tiranë, autori në kërkim

Plagoset me thikë një person në Tiranë. Mësohet se i plagosur ka mbetur shtetasi i identifikuar si Dritan Aga.

Ngjarja ka ndodhur në zonën e Ali Demit, në rrugën “Hodo Beg”.

Mësohet se Aga është konfliktuar verbalisht me Endrit Jolldashi, i cili në debat e sipër e plagos atë me thikë. Aga ndodhet jashtë rreziku për jetën, kurse Endrit Jolldashi është shpallur në kërkim nga policia.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›