EMRAT/ Vrasje me armë zjarri në Nikël, kunati vret kunatin (FOTO E VIKTIMËS)

Një ngjarje e rëndë është regjistruar pasditen e sotme në zonën e Niklës në Fushë Krujë.
Kunati ka vrarë me armë zjarri kunatin e tij.
Mësohet se, autori Eduart Afmataj dhe viktima, Artur Cangu, kanë patur një konflikt para pak ditësh, i cili dyshohet të jetë bërë shkak për aktin e rëndë.
Viktima

Ka qenë autori ai i cili ka njoftuar policinë për krimin e rëndë që ka kryer.
Njoftimi i Policisë:
Krujë/Informacion paraprak
Rreth orës 18:15, në fshatin Vrion, Nikël, dyshohet se shtetasi E. A, gjatë një konflikti për motive të dobëta ka vrarë me armë shtetasin A. C.
Shërbimet e Policisë vijojnë kontrollet për kapjen e autorit të dyshuar shtetasit E. A.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe punon për sqarimin e plotë e rrethanave të rastit dhe dokumentimin e plotë ligjor të tij.