EMRAT/ Zbardhet lista me kandidatët për postin e Avokatit të Popullit

Është zbardhet lista me 23 kandidatët për postin e Avokatit të Popullit.
Burime për gazetaren e Vizion Plus, Olta Blaceri bëjnë me dije se në garë për këtë pozicion janë 23 personazhh, ku spikasin Endrit Shabani, drejtues i nismës “Nisma Thurje”, Jola Hysaj dhe Adriana Kalaja, të dyja kandidate për deputetet nën siglën Partisë Demokratike më 11 maj.
Gjithashtu në listë është edhe Valentina Teodoresku, avokatja e caktuar kryesisht nga gjykata e cila përfaqësoi Sali Berishën në seancën e 26 tetorit 2023, ku u konfirmuan masat e para “detyrim për paraqitje” dhe “ndalim të daljes jashtë shtetit” ndaj tij nga SPAK.
Në garë janë edhe juristë të tjerë, si Besim Ndregjoni, Gerti Shella, Saimir Vishaj, Anton Kosteri, e të tjerë si edhe drejtuesja e Open Data Albania, Aranita Brahaj.
Më poshtë kandidatet deri më tani për Avokat të Popullit:
Adriana Kalaja
Aranita Brahaj
Anton Kosteri
Anton Lleshaj
Besim Ndregjoni
Dardan Mustafaj
Endri Papajorgji
Endrit Shabani
Fatjona Male
Genta Tafa
Gerti Shella
Ismail Tafani
Jola Hysaj
Juliana Hoxha
Laureta Roshi
Lulzim Hamitaj
Myrteza Myftari
Saimir Vishaj
Shkëlqim Sulo
Suela Koçibellinj
Tartar Bazaj
Valentina Teodoresku
Skënder Haluci