E Diel, 1 Nëntor 2026

EMRI/ 20-vjeçari shqiptar humb jetën në një aksident tragjik në Itali

Një aksident tragjik i ka marrë jetën një 20-vjeçari shqiptar ditën e sotme. Mediat italiane raportojnë se 20-vjeçari me origjinë shqiptare Klaudio Gjoka mbeti viktimë pas një aksidenti të rëndë ku u përfshinë një kamion dhe një makinë e tipit “Audi”.

Sipas mediave italiane aksidenti ndodhi në autostradën e Rrugës Shtetërore 589, Saluzzo-Barge, në kilometrin e 53-të, pranë Abacisë Stafarda.

Gjoka mësohet se po drejtonte makinën “Audi”. Fatkeqësisht, ai pësoi më shumë nga përplasja e dhunshme ballë për ballë. Përpjekjet e shpëtimit nga mjekët ishin të pasuksesshme.

Zjarrfikësit e Saluzzo-s, të cilëve iu desh të nxirrnin djalin, karabinierët dhe shërbimet e urgjencës shëndetësore ishin në vendngjarje, informon media italiane.

Rruga u mbyll për disa orë për shkak të kaosit që shkaktoi në rrugë përplasja dhe u hap më pas.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›