E Hënë, 2 Nëntor 2026

EMRI-Aksidenti tragjik në Maliq, makina përplas për vdekje këmbësorin/ Drejtuesi, punonjës policie(DETAJET)

Aksident i rëndë në aksin Maliq – Lozhan, mjeti përplas një këmbësor. 

Sipas të dhënave paraprake, mësohet se një automjet ka goditur një këmbësor, të identifikuar si Bashkim Hida, ,rreth 67 vjeç, i cili po kalonte rrugën. 

I moshuari ka ndërruar jetë në vendngjarje. 

Policia ndodhet në vendngjarje, ndërsa drejt vendngjarjes është nisur dhe ambulanca. 

“Rreth orës 18:10, në aksin rrugor “Maliq-Lozhan”, automjeti me drejtues shtetasin D. Q.,(punonjës policie), ka përplasur shtetasin B. H., rreth 67 vjeç. 

Si pasojë e përplasjes, 67-vjeçari ka ndërruar jetë në vendngjarje. 

Drejtuesi i automjetit është shoqëruar në Drejtorinë Vendore të Policisë Korçë, për veprime të mëtejshme. 

Grupi hetimor dhe AMP ndodhen në vendngjarje dhe, nën drejtimin e Prokurorisë, po punojnë për të përcaktuar rrethanat dhe shkakun e aksidentit”, njofton policia. 

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›