E Hënë, 2 Nëntor 2026

EMRI/ Aksidentoi për vdekje 65 vjeçaren dhe u largua nga vendi i ngjarjes, arrestohet 27-vjeçari

Policia ka vënë në pranga 27-vjeçarin Guri Metko, i cili ka shkaktuar një aksident me pasojë vdekjen e një shtetaseje dhe është larguar nga vendi i ngjarjes. Aksidenti ndodhi pasditen e djeshme, rreth orës 17:40, në aksin rrugor “Maliq-Korçë”, kur Metko, me mjetin që drejtonte, ka aksidentuar 65-vjeçaren Selime Qelemeni, e cila ka ndërruar jetë. Pas ngjarjes, ai u largua nga vendi i aksidentit, por policia e lokalizoi dhe ndaloi atë.

Automjeti i përdorur nga Metko u gjet në garazhin e shtëpisë së tij në Dërsnik, Korçë.

Pas arrestimit, materialet procedurale iu kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme lidhur me veprat penale “Largimi nga vendi i aksidentit” dhe “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”.

/vizionplus.tv

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›