EMRI/ Apeli GJJKO rikthen në qeli ortakun e Evis Berberit

Biznesmeni, Ervis Lami, ortak i kreut te autoritetet rrugor Evis Berberi, rikthehet në qeli.
Apeli i Posaçëm rrëzoi vendimin e shkallës së parë që e kishte izoluar Lamin në shtëpi. Ky vendim erdhi si pasojë e ankimimit të Prokurorisë Antikorrupsion që kundërshtoi zbutjen e masës së arrestit të dhënë një muaji më parë.
Ervis Lami dyshohet nga SPAK se ka kryer korrupsion, ka pastruar para dhe ka shkelur barazinë e pjesëmarrjes në tendera përmes kompanisë “DAAM”, e cila merret me studim, projektim, mbikëqyrje dhe kolaudim objektesh ndërtimore, vlerësime, studime fizibiliteti etj.
Lami figuron si personi i fundit që gëzonte pronësinë mbi kompaninë që tashmë është vendosur nën sekuestro.
hetimet kanë nxjerrë në pah se pronësia e shoqërisë ka kaluar nga dora në dorë dhe është zotëruar të paktën një herë nga kreu i Autoritetit rrugor, Ervis Berberi dhe biznesmenin tjetër, Valter Begej
Kontratat e njëpasnjëshme tregojnë shitjen dhe blerjen e kompanisë ndërsa kapitali nga 100 mijë euro në vitin 2017 shkoi në 500 mijë euro në 2019. Më pas shoqëria i kaloi në 2021sipërmarrësit Valter Begej në një vlerë prej 2 milionë eurosh, ndërsa përfundimisht me po të njëjtën vlerë kompania iu shit Ervis Lamit.
Ka qenë pikërisht Lami që kreu edhe lëvizjen e fundit, duke ia rishitur kreut të ARRSH, Ervis Berberit.
Nga kompania DAAM SPAK dyshon se janë përfituar 2.2 milionë euro, që janë investuar në pasuri të paluajtshme./vizionplus.tv