E Hënë, 2 Nëntor 2026

EMRI/ Arrestohet autori i plagosjes në Tiranë

Ka rënë në pranga autori i plagosjes me thikë në Tiranë, Viserjon Metuku. Po ashtu në pranga ka rënë edhe një person tjetër, G.G., 33 vjeç.

“Në vijim të informacionit paraprak të dhënë ditën e sotme, shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 4 kanë identifikuar dhe shoqëruar në ambientet e Policisë dy autorët e dyshuar, shtetasit V. M., 30 vjeç, dhe G. G., 33 vjeç, të dy banues në Tiranë.
Ditën e sotme, këto dy shtetas, për motive të dobëta dyshohet se kanë goditur me mjet prerës shtetasin G. S., 42 vjeç, banues në Tiranë.
Në vijim të veprimeve u bë arrestimi i tyre për veprën penale “Vrasja me dashje” mbetur në tentativë, kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 76/22/25 i Kodit Penal”, njofton policia.

Një plagosje me thikë u regjistrua në Tiranë. Policia bëri me dije se i plagosur mbeti një 42-vjeçar, i cili u paraqitu për të marrë ndihmë mjekësore në urgjencën e QSUT.

“Më datë 23.09.2024, në urgjencën e QSUT-së është paraqitur për ndihmë mjekësore dhe aktualisht ndodhet jashtë rrezikut për jetën, shtetasi G. S., 42 vjeç, banues në Shkozë, i dëmtuar në këmbë, dyshohet me mjet prerës”, njoftoi policia. /vizionplus.tv

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›