E Enjte, 5 Nëntor 2026

EMRI/ Atentati në Rrëshen, viktima i liruar nga burgu pak kohë më parë, së bashku me të birin tentuan të vrisnin Saimir Reçin

Martin Bardhi është viktima e shkëmbimit të te shtënave me armë zjarri paraditen e kesaj te marte në qender te Rrëshenit.

Viktim, 62 vjeç, rezulton të jetë liruar nga burgu vetëm pak kohë më parë, pasi u arrestua së bashku me të birin.

Ata  u akuzuan se tentuan të vrasin me armë zjarri, Saimir Reçin, në mars të këtij viti. Ky i fundit rezulton të jetë nipi i Kastriot Reçit, i ekzekutuar me snajper në janar të vitit 2021.

Në ngjarjen e muajit mars te ketij viti, Saimir Reçi në tentativë për t’i shpëtuar plumbave humbi kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe për pasojë automjeti i blinduar u përplas me bordurën anash rrugës.

Saimir Reci i shpetoi atentatin, ndersa Martin Bardhi qendroi vetem pak muaj per tentative vrasje, perpara se te ekzekutohej kete te marte.

Nuk dihet nese vrasja e sotme lidhet apo jo me konfliktin e vjeter.

Policia njofton se ka ngritur pika kontrolli për kapjen e autorëve të atentatit , qe mendohet se kane qene dy persona.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›