E Martë, 3 Nëntor 2026

(EMRI) Dogji qëllimisht tokën me shkurre/ Fier, vihet në pranga 41 vjeçari

Si rezultat i veprimeve hetimore të kryera për zbardhjen e autorësisë së rasteve të zjarrvënieve dhe arrestimin e përgjegjësve, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Fier vunë në pranga shtetasin Joni Serjanaj, 41 vjeç, banues në Mbrostar Ura.

Ky shtetas u kap në flagrancë, nga shërbimet e Patrullës së Përgjithshme të Komisariatit të Policisë Fier, duke ndezur zjarr te ura e fshatit Hoxharë e Vjetër. Si pasojë e përhapjes së flakëve nga era, u dogj një sipërfaqe toke me bimësi dhe shkurre.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›