EMRI/ E rëndë në Kamzë, abuzoi seksualisht me të miturin, arrestohet 48 vjeçari

Policia ka arrestuar shtetasin Fatjon Bushi, 48 vjeç, pasi dyshohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me dhunë me një shtetas të mitur, i cili ishte i punësuar në mënyrë të kundërligjshme nga T. Xh.
Shtetasi i arrestuar ishte klient në lokalin në Kamëz, ku ishte i punësuar një i mitur 15-vjeçar, dhe dyshohet se e ka abuzuar atë.
Ndërsa materialet përkatëse iu referuan Prokurorisë për shtetasin T. Xh., 37 vjeç, për procedim në gjendje të lirë.
Policia vijon hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes dhe për sigurimin e drejtësisë për viktimën.
/vizionplus.tv