EMRI/ GJKKO: “Arrest shtëpie” për kryebashkiakun e PS

Me kërkesë të Prokurorisë së Posaçme Antikorrupsion, Gjykata vendosi në arrest shtëpie, kryebashiakun e Tropojës, Rexhë Byberi.
Ai akuzohet nga SPAK se ka kryer shpërdorim detyre në bashkëpunim me vartësin e tij, nënkryetarin e bashkisë, Abedin Kërrnaja.
Sipas Prokurorisë, ata kanë miratuar një leje për ndërtimin e një rruge, në një kohë kur 80% e saj ishte e ndërtuar.
Kjo sipas Prokurorisë Speciale i ka kushtuar shtetit një dëm ekonomik prej 277 milionë lekësh. /vizionplus.tv