E Enjte, 5 Nëntor 2026

EMRI/ Gërryente lumin Mat dhe merrte inerte pa leje, në pranga pronari i një subjekti në Milot

Përparim Kurti pronar i një subjekti në Milot është vënë në pranga nga policia pasi është zbuluar se në kundërshtim me ligjin, kryhej veprimtaria e përpunimit të inerteve që merreshin pas gërryerjes së shtratit të lumit Mat.

Gjithashtu është ndëshkuar edhe me masë masë administrative 2 000 000 lekë.  Sipas policisë përveçse dëmtohej mjedisi, aktiviteti kryhej pa dokumentacionin përkatës, punonjësit ishin të paregjistruar dhe fshiheshin të ardhurat e përfituara.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës Shkallës Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë, për veprime të mëtejshme.

/abcnews.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›