E Martë, 3 Nëntor 2026

EMRI/ I dënuar në Itali për përdhunimin e vajzës së tij, arrestohet në Durrës 60-vjeçari

Finalizohet operacioni policor i koduar “Operacionalja 46”. 60-vjeçari Nikolla Llogo, 60 vjeç është arrestuar, pasi rezulton i dënuar në Itali, me 5 vjet e 10 muaj burgim, për veprën penale “Marrëdhënie seksuale me dhunë me të mitur”.

“Bazuar në informacionin e marrë, u organizua dhe u finalizua operacioni policor i koduar “Operacionalja 46”, në kuadër të të cilit u bë e mundur kapja dhe arrestimi me qëllim ekstradimi, i shtetasit Nikolla Llogo, 60 vjeç, banues në Durrës”, thuhet në njoftimin e policisë.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar më datë 23.05.2025 nga Interpol Roma, pasi Gjykata e Apelit e Bolonjës e ka dënuar me 5 vjet e 10 muaj burgim, për veprën penale “Marrëdhënie seksuale me dhunë me të mitur” (me vajzën e tij), ngjarje e ndodhur në komunën Noceto, Itali.

Vijon puna për finalizimin e ekstradimit të këtij shtetasi drejt Italisë.

/abcnews.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›