E Martë, 3 Nëntor 2026

EMRI/ I dënuar për plagosje nga Gjykata e Milanos, arrestohet 42 vjeçari në pikën kufitare të Hanit të Hotit

Shërbimet e Policisë Kufitare në PKK Hani i Hotit, si rezultat i masave të shtuara dhe i shkëmbimit të informacionit me Interpol Tiranën, kanë kapur në dalje dhe kanë arrestuar me qëllim ekstradimin, shtetasin:

Vuksan Gjoni (Guri), 42 vjeç, banues në Shkodër.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar pasi Gjykata e Apelit e Milanos e ka dënuar me 6 vjet e 8 muaj burgim, për veprën penale “Plagosja”, parashikuar nga Kodi Penal italian.

Interpol Tirana po bashkëpunon me Interpol Romën, për ekstradimin e 42-vjeçarit, në Itali. / abcnews.al

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›