E Martë, 3 Nëntor 2026

EMRI/ I ra dërrasa e drurit mbi kokë, humb jetën punëtori i ndërtimit në Shëngjin

Një 50-vjeçar ka humbur jetën gjatë orarit të punës këtë të shtunë në Shëngjin.

Bëhet fjalë për një shtetas rreth 50 vjeç  punonjës ndërtimi.

Policia njofton se dyshohet se 50 vjeçarit Preng Gjoni i ka rënë një dërrasë druri mbi kokë dhe për pasojë ai ka humbur jetën në spital.

Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave dhe dokumentimin me prova ligjore të këtij rasti. Ndërkohë janë shoqëruar në ambientet e Policisë për sqarimin e rrethanave të ngjarjes dy shtetas që ishin duke punuar në objektin ku humbi jetën 50 vjeçar.

 Njoftimi policise

Shëngjin/Informacion paraprak

Rreth orës 13:30, gjatë punës në një objekt në ndërtim, shtetasit P. Gj., 50 vjeç, dyshohet se i ka rënë një dërrasë druri mbi kokë dhe për pasojë ai ka humbur jetën në spital.

Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave dhe dokumentimin me prova ligjore të këtij rasti. Ndërkohë janë shoqëruar në ambientet e Policisë për sqarimin e rrethanave të ngjarjes dy shtetas që ishin duke punuar në objektin ku humbi jetën 50 vjeçar. 

Kujtojmë se disa ditë më parë një 28-vjeçar humbi jetën pasi ra nga lartësia e pallatit teksa ishte në punë në një pallat në ndërtim në Shëngjin.

/vizionplus.tv/

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›