E Diel, 1 Nëntor 2026

EMRI/ I shpallur në kërkim nga SPAK, arrestohet në Emiratet e Bashkuara Arabe drejtues i grupit kriminal

Në kuadër të operacionit të koduar “The Wanted”, Policia e Shtetit ka arrestuar në Emiratet e Bashkuara Arabe një shtetas shqiptar të shpallur në kërkim ndërkombëtar. Bujar Sefa alias Bujar Xaka, 39 vjeç, akuzohet se ka qenë drejtues i një grupi kriminal që kultivonte bimë narkotike në zonën e Krujës.

Arrestimi u bë falë bashkëpunimit mes Policisë së Shtetit dhe homologëve të huaj. Ndaj 39-vjeçarit, Gjykata e Posaçme ka caktuar masën e sigurisë “arrest në burg” për disa vepra penale të rënda, përfshirë kultivimin dhe trafikun e narkotikëve, grupin e strukturuar kriminal dhe armëmbajtjen pa leje.

Interpol Tirana dhe Interpol Abu Dhabi po bashkëpunojnë për procedurat e ekstradimit të tij drejt Shqipërisë.

/vizionplus.tv

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›