E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

EMRI/ Kush ishte 26-vjeçari që u qëllua për vdekje në Paskuqan

Është mësuar identiteti i personit që mbeti viktimë e atentatit me armë zjarri të ndodhur paraditen e kësaj të hëne në Paskuqan.

Burime bëjnë me dije se viktima është 26-vjeçari Ardian Baloshi, i cili u qëllua me armë zjarri dhe mbeti i plagosur rëndë. Pas ngjarjes, ai u transportua me urgjencë drejt Spitalit të Traumës për të marrë ndihmë mjekësore.

Autori i vrasjes dyshohet të jetë Sadik Llanaj. Ndërkaq Amarildo Vukaj është shoqëruar në polici si i pranishëm në ngjarje. Besohet se sherri nisi gjatë një loje në kalçeto.

Megjithatë, pavarësisht ndërhyrjes së mjekëve, i riu nuk arriti t’u mbijetojë plagëve të marra dhe ndërroi jetë në spital.

Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të atentatit, ndërsa po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit ose autorëve të ngjarjes. Deri më tani nuk dihen motivet që çuan në ekzekutimin e 26-vjeçarit.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›