E Hënë, 2 Nëntor 2026

EMRI/ Mashtroi për kthimin e një automjeti që e kishte marrë me qira, vihet në pranga 24-vjeçari.

Policia e Durrësit ka vënë në pranga një 24-vjeçar, i cili akuzohet për mashtrim.

I riu, Shkëlzen Bajraktari, u arrestua pasi nuk ka kthyer automjetin e marrë me qira, rast i denoncuar nga pronari i automjetit.

“Më datë 31.07.2024, ky shtetas i ka marrë me qira një automjet shtetasit S. L. dhe nuk ia ka kthyer, me pretendimin se kur ka udhëtuar në Greqi, automjetin ia kanë bllokuar autoritetet greke”, thuhet në njoftimin e policisë.

Policia po punon për gjetjen e automjetit. Ngjarja po hetohet nga organet kompetente./vizionplus.tv  

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›