E Diel, 1 Nëntor 2026

EMRI/ Ra nga skela përpara një jave teksa punonte, ndërron jetë 53-vjeçari në Sarandë (FOTO)

Ka ndërruar jetë në spitalin e Traumës 53-vjeçari Andon Kapetani, i njohur edhe si Arben Kapetani, lindur dhe banues në Sarandë.

Kapetani u rrëzua nga skela mesditën e 29 shtatorit dhe u transportua me helikopter drejt Spitalit të Traumës në gjendje kome.

Ai nuk ka mundur t’i mbijetojë plagëve. Kapetani u rrëzua nga skela teksa punonte për lyerjen e një fasade në një banesë në rrugën “Mit’hat Hoxha” në lagjen nr.4 të Sarandës.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›