E Hënë, 2 Nëntor 2026

EMRI/ Sekuestrohen 10 kilogramë drogë, arrestohet 41-vjeçari në Shkodër

 Pas disa javësh hetimesh, në Shkodër Policia goditi një veprimtari kriminale në fushën e narkotikëve.

Për këtë u arrestua një 41-vjeçari Astrit Shekaj nga fshati Aliaj, në banesën e të cilit u gjetën rreth 10 kg lëndë e dyshuar narkotike kanabis.

Gjithashtu, u sekuestruan një automjet me targa të huaja dhe 2 motobarka, që dyshohet se do përdoreshin për trafikim.

Hetimet vijojnë, ndërsa materialet i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme./abcnews.al

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›