EMRI/ Të shtëna me armë në Lezhë, qëllohet drejt një personi në makinë, arrestohet autori

Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar mesditën e sotme në fshatin Shënkoll të Lezhës.
Vizion Plus mëson se është qëlluar me pistoletë drejt një personi i cili ndodhej në makinë, por fatmirësisht nuk ka marrë asnjë lëndim.
Pas ngjarjes autori është shoqëruar në policisë e Lezhës, ndërsa shkak është bërë një konflikt i çastit mes dy të rinjve.
“Shërbimet e Policisë kanë kapur dhe vënë në pranga për veprat penale “Vrasja e mbetur në tentativë” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municionit”, shtetasin Danjel Nikolli, 32 vjeç, banues në Shënkoll, Lezhë”, njoftoi policia.
Ky shtetas për motive të dobëta është konfliktuar fizikisht me shtetasin E.T dhe më pas ka qëlluar dy herë me armë zjarri pistoletë në drejtim të shtetasit E,T për ta vrarë.
Shërbimet e Policisë kanë sekuestruar në cilësinë e provës materiale armën e zjarrit dhe dy gëzhoja.
Ndërkohë vijon puna për kapjen dhe shoqërimin e shtetasit E.T, i përfshirë në konflikt./vizionplus.tv