E Diel, 1 Nëntor 2026

EMRI/ Vrasja me thikë në Babrru, ky është 40-vjeçari që humbi jetën

Hajdar Ismailgeci është 40-vjeçari që humbi jetën mbrëmjen e kësaj të enjte në Babrru, raporton gazetari i vizion Plus, Esido Barkaj.

Ismailgeci është qëlluar me thikë, ku fatkeqësisht ka humbur jetën si pasojë e plagëve të marra.

Ende nuk dihet shkaku i vrasjes, teksa po punohet për kapjen e autorit.

“Në vijim të informacionit të dhënë pak më parë, ju informojmë se është identifikuar viktima, shtetasi H. I., 40 vjeç.

Grupi hetimor po vijon veprimet me qëllim zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të ngjarjes”, thuhet në njoftim.

/vizionplus.tv

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›