E Diel, 1 Nëntor 2026

EMRI/ Zbulohet parcela me bimë cannabis sativa në Mirditë, arrestohet 59-vjeçari

Policia e Mirditës ka vijuar operacionin e koduar “Koordinata”, me fokus goditjen e rasteve të kultivimit të bimëve narkotike.

Gjatë kontrollit të territorit në fshatin Shpërdhazë, njësia administrative Kaçinar, u zbulua një parcelë me 42 bimë cannabis sativa.

Në vendngjarje u kap në flagrance Fran Biba, 59 vjeç, banues në Kurbin, teksa kujdesej për bimët.

“Shërbimet e Komisariatit të Policisë Mirditë, si rezultat i kontrolleve në kuadër të planit operacional “Koordinata”, goditën një rast të kultivimit të bimëve narkotike. Gjatë kontrollit të territorit, në fshatin Shpërdhazë, njësia administrative Kaçinar, u zbulua një parcelë me 42 bimë të dyshuara narkotike cannabis sativa. 

Autori i dyshuar, shtetasi F. B., 59 vjeç, banues në Kurbin, u kap në flagrancë duke u kujdesur për bimët narkotike.

Bimët narkotike u asgjësuan me anë të djegies, përveç një pjese që u sekuestrua në cilësinë e provës materiale. 

Operacioni policor antikanabis “Koordinata” vijon pa ndërprerje, në të gjithë territorin e vendit.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme”, thuhet në njoftim.

/vizionplus.tv

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›