E Diel, 1 Nëntor 2026

Edhe Mourinho në listën e Brazilit, Ancelotti i preferuari, në garë për stolin tre trajnerë portugez

Carlo Ancelotti dhe José Mourinho janë tashmë në listën e vogël të kandidatëve për postin e trajnerit të Brazilit.

Pas shkarkimit të Dorival Junior, pankina e pesë herë kampionëve të botës pret të njoftohet emri i ri që do të udhëheqë skuadrën për pjesën e mbetur të eliminatoreve të Kupës së Botës dhe më pas edhe për Botërorin 2026.

Sipas mediave braziliane, i preferuari i presidentit të federatës është Carlo Ancelotti, por problem mbetet kontrata që e mban lidhur italianin deri në qershor 2026. Pas tij, në listë janë tre trajnerë portugezë.

I pari dhe kryesuesi është veterani Zhorzh Zhezus, i cili ka trajnuar shumë skuadra gjatë karrierës së tij, përfshirë Sporting Lisbonën dhe Benfikën.

I dyti është Abel Ferreira, i cili ka fituar gjithçka në Brazil dhe Amerikën e Jugut me Palmeiras. Së fundmi, emri i José Mourinho ka rikthyer interesin, pasi ai aktualisht drejton Fenerbahçen në Turqi./vizionplus/tv

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›