E Diel, 1 Nëntor 2026

Edhe një i arrestuar për sulmin ndaj KFOR në 2023/ Akuzohet për sulm ndaj personave në mbrojtje ndërkombëtare

Autoritetet në Kosovë arrestuan këtë të mërkurë një person nën dyshimin se ka sulmuar pjesëtarët e misionit të KFOR në vend si dhe Policinë e Kosovës gjatë protestave të vitit 2023 në veri të vendit.

Prokuroria Speciale e Kosovës nuk dha detaje për të dyshuarin por e identifikoi vetëm me inicialet S.R.

Ai u arrestua gjatë një aksioni mes prokurorëve dhe hetuesve policorë nga Drejtoria për Krime të Rënda dhe Krim të Organizuar të mërkurën, sipas njoftimit.

Gjatë kontrolleve në banesën e të dyshuarit janë gjetur prova materiale që do të shërbejnë gjatë ndjekies penale ndaj tij.

I arrestuari dyshohet për veprat penale bashkim për veprimtari kundërkushtetuese, rrezikim të personave nën mbrojtje ndërkombëtare, pjesëmarrje në turmë që kryen vepër penale dhe huliganizëm, si dhe sulm ndaj personit zyrtar.

I dyshuari do të mbahet në paraburgim, teksa hetimet ndaj tij vazhdojnë.  / abcnews.al /

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›