E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

“Edhe vetë Latifi e kuptoi që s’ka rrugë tjetër”, Rama ironizon PD me foton e LaCivita

Kryeministri Edi Rama nuk ka ndalur ironitë ndaj kundërshtarëve të tij politik. Në faqen e tij zyrtare në Facebook kreu i qeverisë ka postuar një foto të konsulentit amerikan LaCivita, i cili është paguar nga PD për strategjinë e fushatës elektorale.

“Edhe vetë Latifi e kuptoi që s’ka rrugë tjetër”, ka shkruar Rama, teksa ka publikuar foton e LaCivita. Ky i fundit tregon me dorë numrin 5, që në fakt përkon me numrin që PS ka në fletën e votimit për zgjedhjet e 11 Majit.

/abcnews.al

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›