Efektet në shëndet dhe…/ 5 gjërat që duhet t’i dini mbi ndryshimin e orës këtë të dielë

Të dielën e 29 marsit, akrepat e orës do të shkojnë përpara duke rikthyer orën verore.
Mëngjesin e së dielës, ora 03:00 do të shënojë 04:00, duke humbur një orë gjumë, por duke fituar më shumë dritë natyrale.
Kjo masë aplikohet në të gjitha vendet e Bashkimit Europian, sipas rregullave të përbashkëta për orën verore dhe atë dimërore.
Ndryshimi i orës ka për qëllim kursimin e energjisë dhe shfrytëzimin më të mirë të dritës natyrore gjatë muajve më të ngrohtë dhe aplikohet në Europë prej dekadash.
Po çfarë duhet të dimë për këtë ndryshim të përvitshëm dhe si ndikon te shëndeti i njeriut?
Humbja e një ore gjumë
Të dielën, ora ndryshon nga 03:00 në 04:00. Do të humbasim një orë gjumë, por do të fitojmë një orë më shumë dritë pasdite.
Debati për orën verore
Çdo vit, shumë shtete debatojnë për heqjen e ndryshimit të orës dhe mbajtjen e një orari të qëndrueshëm gjatë gjithë vitit. Qytetarët shpesh argumentojnë për stabilitet dhe shëndet më të mirë.
Shembuj nga bota
-Kina përdor vetëm orën e Pekinit që nga 1991, edhe pse territori shtrihet në pesë fusha kohore.
-Paraguai e hoqi ndryshimin e orës në 2025.
-British Columbia, Kanada, vendosi në mars 2026 të mbajë të njëjtën orë gjatë gjithë vitit.
-Vende si Rusia, Argjentina, India dhe pjesa më e madhe e Afrikës e kanë hequr këtë praktikë prej kohësh.
Efektet në shëndet dhe produktivitet
Në Evropë dhe Amerikën e Veriut, ora verore vazhdon të aplikohet, por shkakton diskutime mbi gjumin, produktivitetin dhe shëndetin. Ndryshimi i orës mund të ndikojë tek ritmi biologjik, ndërsa shumë qytetarë preferojnë një orar të qëndrueshëm.
Vendet që nuk e kanë zbatuar kurrë ndryshimin e orës
Disa vende në Afrikë, Azi dhe disa rajone të Oqeanisë nuk përdorin kurrë ndryshimin e orës për shkak të ndryshimeve minimale të dritës gjatë vitit.
Tendenca globale
Numri i vendeve që përdorin ndryshimin e orës ka rënë nga 79 në 2015 në 71 në 2024. Trend i qartë tregon se bota po shkon drejt një orari unik dhe më të qëndrueshëm, i përshtatshëm për mirëqenien e njerëzve.