E Diel, 1 Nëntor 2026

Efektivi i “Shqiponjave” me plagë në nofull, autori në brinjë, të dy do transportohen drejt Traumës në Tiranë

Tronditëse ishte ngjarja në Maliq, ku gjatë një operacioni policor u vra një efektiv i Shqiponjave dhe u plagos një tjetër, si dhe autori i sulmit u lëndua.

Gazetari i Vizion Plus Esido Barkaj mëson se polici i plagosur Edison Adri, do të transportohet drejt spitalit të Traumës, ndërsa raportohet se ka marrë plagë në nofull.

Ndërkohë, drejt Tiranës për mjekim të specializuar do të transportohet dhe autori i ngjarjes, Violand Braçellari.

Ky i fundit ka marrë plagë arme në brinjë.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›