E Diel, 1 Nëntor 2026

Efektivi i policisë shpëtoi tre të aksidentuar në Fier, reagon Rama: Mirënjohës për forcën e madhe të shembullit

Kryeministri Edi Rama ka shpërndarë në rrjetet sociale videon ku tregohet momenti ku efektivi Klajdi Musta shpëton tre qytetarë që ishin aksidentuar në aksin Fier-Levan.

Në postimin e tij Rama thekson se kur një punonjës policie turpëron uniformën të gjithë kemi të drejtë të revoltohemi, por në Policinë e Shtetit ka mijëra burra e gra që punojnë me përkushtim.

Siaps tij heronjtë si Agim troci dhe Klajdi Musta janë forca e madhe e shembullit që duhen ndjekur.

View this post on Instagram

A post shared by Edi Rama (@ediramaal)


Postimi i Ramës:

Kur një punonjës policie turpëron uniformën, me të drejtë të gjithë revoltohemi dhe padrejtësisht shumëkush shan të tërë policinë, por Policia e Shtetit nuk përfaqësohet nga ata që e turpërojnë, po nga mijëra burra, djem e vajza që punojnë me përkushtim, në mes të të cilëve ka edhe heronj si Agim Troci, i cili u hodh në zjarr për të shpëtuar nga zjarri të tjerët apo si Klajdi Mustaj, të cilit i jemi të gjithë mirënjohës për forcën e madhe të shembullit në shpëtimin e tre qytetarëve të dëmtuar gjatë një aksidenti në aksin rrugor Levan-Fier�

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›