E Diel, 1 Nëntor 2026

Egnatia-Midtjylland në RTSH/ Danezët me mungesa, pesë titullarë janë të dëmtuar

Transferta në Shqipëri ka ardhur në momentin e gabuar për ekipin danez pasi për trajnerin Mike Tulberg disa lojtarë nuk janë të gatshëm që të luajnë në “Elbasan Arena”.

Tekniku 40-vjeçar ka zyrtarizuar para pak çastesh 21 lojtarët, të cilët do të jenë të gatshëm për të sfiduar Egnatian ndërsa evidentohen edhe mungesa me shumë rëndësi.

Për shkak dëmtimi Midtjylland nuk do të ketë mundësi që të mbështetet tek kontributi i lojtarëve si Elias Olafsson, Martin Erlic, Mikel Gorgoza, Victor Bak dhe Magnus Jensen. Kësaj liste i është shtuar edhe Andreas Maxsø. Mbrojtësi nuk figuron në listën e paraqitur nga klubi në UEFA për lojtarët, të cilët do ta përfaqësojnë në Conference League deri në muajin dhjetor.

Mbrëmja e sotme do të jetë e veçantë për David Martinez. 20-vjeçari nëse do të aktivizohet do të debutojë në arenën Europiane. A.V.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›